AIR BLUSH DUO PINK BLOOM
Kodi i produktit 1002618DUET FANTASTIK PËR PAMJE PERFEKTE
AIR BLUSH DUO
Dy tekstura, një pamje! Ky duo pudër për faqe kombinon teksturat kremoze dhe ato pluhur. Tekstura pluhur fi kson bazën, ndërsa ajo kremoze përzihet në mënyrë të përsosur, duke dhënë një pamje rrezatuese dhe natyrale — pikërisht si lëkura. Janë krijuar tri nuanca të zgjedhura me kujdes, që variojnë nga tonet delikate deri te një pamje e guximshme dhe elegante
Paketimi – 11,5 g
Pamja karakteristike "Air Duo": Pudër + Krem
Fillimisht aplikoni pudrën për të shtuar dhe shpërndarë ngjyrën, më pas aplikoni kremin sipër me prekje të lehta për një efekt të freskët e të njëtrajtshëm, që shkrihet natyrshëm në lëkurë.
Pamje e butë dhe e freskët: Vetëm krem
Aplikojeni formulën kremoze direkt në faqe ose në fytyrë për një pamje të freskët apo një ngrohtësi natyrale. Përdoreni të vetëm për një efekt të butë, që duket si vetë lëkura.
Fiksim i qëndrueshëm: Krem + Pudër
Vendosni pudrën mbi krem për të intensifikuar ngjyrën, për të shtuar dimension me efekt të butë (soft-focus) dhe për të siguruar qëndrueshmëri gjatë gjithë ditës.



