Burimi më i madh i acideve yndyrore Omega 3

Acidet yndyrore omega 3 nga vaji i peshkut zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes ose zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, stimulojnë funksionimin e trurit dhe forcojnë lidhjet midis qelizave nervore. Ndikojnë në prodhimin e prostaglandinës i cili forcon imunitetin. Në të njëjtën kohë vaji i peshkut zvogëlon proçesin dhe intensitetin e dhimbjes së muskujve pas stërvitjes, rrit nivelin e seratoninës dhe zvogëlon stresin.

A e keni ditur?

Acidet yndyrore Omega 3 i takojnë grupit të acideve yndyrore të pangopura. Trupi nuk i prodhon vetë ndaj duhet ti marrim si suplemente shtesë.

Gjendet tek peshqit që kanë më shumë yndyrë. Në vezë, arra, farat chia, susam, dhe në kungujt. Acidet yndyrore omega 3 në formë trigliceridesh janë në të njëjtën formë si tek peshqit. Në këtë mënyrë mundësohet më shumë se 70% e marrjes së saj.

Përparësitë e Omega 3

  • Rregullojnë ritmin e zemrës
  • Balancojnë yndyrën në gjak
  • Reduktojnë krijimin e mpiksjes së gjakut
  • Mbrojnë nga paraqitja dhe zhvillimi i sëmundjeve të zemrës
  • Kanë ndikim në zgjerimin vaskular
  • Përmirëson memorien, koncentrimin dhe funksionet njohëse.
  • Parandalon hipertensionin
  • Parandalon zhvillimin e diabetit Tip 2
  • Mbrojnë nga kanceri i gjirit dhe llojet e tjera të kancerit
  • Mbrojnë nënat nga depresioni i pas lindjes

Dozat e rekomanduara ditore nuk duhet të tejkalohen. Kujdes të veçantë këshillohet gjatë përdorimit, ushqyerjes me gji dhe pacientëve që marrin ilaçe.

Doza e rekomanduar është të merrni 1 kapsulë 2 herë në ditë si suplement shtesë. Përdoreni sipas këshillës së mjekut. I pershtatshem per persona mbi 11 vjeç.
FARMASI 2020 - tė gjitha tė drejtat tė rezervuara
DESIGNER